Bota

Tragjedi në Kaliforni/ 6 anëtarë të një familje masakrohen me armë zjarri, mes viktimave edhe një foshnjë

Mes të vrarëve në masakrën e tmerrshme ishin një nënë 17-vjeçare dhe një foshnjë 6-muajshe, të cilët ishin qëlluar me armë në kokë. 

17 Janar 2023, 11:38 Nga a.l
Tragjedi në Kaliforni/ 6 anëtarë të një familje
Kaliforni

SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kaliforni. Mediat e huaja raportojnë se 6 anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qarkun Tulare. Ata ishin qëlluar me armë zjarri, por ende nuk dihet se kush është autori.

Autoritetet ngrejnë dyshimet se sulmi lidhet me bandat mafioze. Mes të vrarëve në masakrën e tmerrshme ishin një nënë 17-vjeçare dhe një foshnjë 6-muajshe, të cilët ishin qëlluar me armë në kokë. 

Policia po heton për të shkuarën e kryefamiljarit, për të rënë në gjurmët e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë./ Dosja.al

vrasje ne kaliforni

Sondazh

Poll