Bota

Dha lajm të rreme për sulmin raketor në Dnipro, jep dorëheqjen këshilltari presidencial i Ukrainës

Arestovych tha se sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore kishte rrëzuar raketën ruse Kh-22, duke dhënë një lajm të pavërtetë. 

17 Janar 2023, 12:11 Nga a.l
Dha lajm të rreme për sulmin raketor në Dnipro, jep
Oleksiy Arestovych

UKRAINË- Oleksiy Arestovych, këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas, ka njoftuar dorëheqjen e tij. Shkak mendohet të jenë bërë disa komente të tij lidhur pasi një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Dnipro, duke shkaktuar të paktën 41 viktima. Arestovych tha se sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore kishte rrëzuar raketën ruse Kh-22, duke dhënë një lajm të pavërtetë, shkruajnë mediat e huaja.   

"Kam shkruar një letër dorëheqjeje. Dua të tregoj një shembull të sjelljes së qytetëruar: një gabim parimor, pastaj dorëheqjen," shkroi Arestovich në faqen e tij në Facebook.

Komentet që ai bëri për një sulm ajror vdekjeprurës rus shkaktuan një protestë publike. Arestovych njoftoi lëvizjen më 17 janar, tre ditë pasi ai tha në YouTube se një ndërtesë banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, ka të ngjarë të ishte goditur nga mbeturinat e një rakete ruse pasi u godit në qiell nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Mediat ruse kapën deklaratën e Arestovych, duke zemëruar autoritetet ukrainase që kanë thënë se ndërtesa është goditur nga një raketë lundrimi ruse./Dosja.al

oleksiy arestovych

Sondazh

Poll