Bota

VIDEO/ Arrestimi i Andrew Tate, qindra të rinj protestojnë para Kushtetueses për lirimin e tij

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duken qindra të rinj që kalojnë nga sheshin Sintagma dhe më pas zbresin në rrugën Ermou duke bërtitur këtë slogan.

17 Janar 2023, 11:14 Nga I.A
VIDEO/ Arrestimi i Andrew Tate, qindra të rinj protestojnë para
protesta

RUMANI- Qindra të rinj në Athinë demonstruan me sloganin "Free Top G". Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duken qindra të rinj që kalojnë nga sheshin Sintagma dhe më pas zbresin në rrugën Ermou duke bërtitur këtë slogan. Andrew Tate është një njeri që në mënyra të ndryshme jo aq të dukshme, ka bërë shumë miliona euro, vetë siç thotë ai duke luajtur zgjuar me monedhat dixhitale. Por ai njihet më së shumti për atë që thotë për marrëdhëniet njerëzore dhe gratë.

Ai ka të drejtë për shumë gjëra dhe për shkak se është një orator i mprehtë duke përdorur argumente të shumta, krijon probleme serioze në narrativat aktuale të qarqeve internacionaliste që e duan njeriun të dobët (që të mos rebelohet). Ndonjëherë gjuha e tij është agresive, por nuk e ndryshon faktin që ajo që thotë rezonon. Nga shumëkush konsiderohet shumë e mundshme që Andrew Tate të jetë arrestuar pikërisht sepse po prish narrativën moderne.

Një djalë që fiton shumë para, nuk u bindet rregullave dhe rikthen stilin e vjetër të “macho man”-it të përcaktuar nga Kurt Russell në rolin e “Snake Plisken” në “Escape from New York”. Një stil që Elita e ka diskredituar qëllimisht si "mashkulloritet toksik".

andrew tate

Sondazh

Poll