Bota

Dorëheqja e Lambrecht/ Kush është pasardhësi i saj? Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Gjermani

Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme.

17 Janar 2023, 10:33 Nga a.l
Dorëheqja e Lambrecht/ Kush është pasardhësi i saj? Zgjidhet
Boris Pistorius

GJERMANI- Ministri i Brendshëm socialdemokrat (SPD) i shtetit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius do të shërbejë si ministri i ardhshëm i mbrojtjes i Gjermanisë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga një burim partiak. 

Ai zëvendëson në detyrë ish-ministren Christine Lambrecht e cila pas shumë krikitash për detyrën e saj dha dorëheqjen ditën e hënë, në një kohë kur presioni ndaj qeverisë është akoma më i madh pasi aleatët do t'i dërgonin Ukrainës tanke të rënda, në fillim të asaj që ka të ngjarë të jetë një javë kryesore për planet perëndimore për të armatosur më tej Kievin.

Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme. Më parë ai ka pasur përvojë në nivelin komunal si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk./ Dosja.al

boris pistorius

Sondazh

Poll