Politike

FOTOLAJM- Lulzim Basha shkon në Presidencë tek Bajram Begaj, zbulohet SHKAKU

Nuk dihet nëse të pranishmit ishin të ftuar nga vetë ish-shefi i misionit të OSBE në Kosovë, apo nga presidenti Bajram Begaj. 

16 Janar 2023, 17:24 Nga k.m.
FOTOLAJM- Lulzim Basha shkon në Presidencë tek Bajram Begaj, zbulohet
Lulzim Basha në Presidencë

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit "Kalorësi i Urdhërit të Flamurit" për William Walker. Siç duket edhe nga fotoja, të pranishëm në takim, përveç Bashës janë: bashkëshortja e tij Aurela Basha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu të pranishëm, ishin dhe figura të tjera politike, si Nasip Naço nga socialistët, apo dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Nuk dihet nëse të pranishmit ishin të ftuar nga vetë ish-shefi i misionit të OSBE në Kosovë, apo nga presidenti Bajram Begaj. 

"I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit ëilliam G. ëalker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës. Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker. Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë. E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori ëalker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë,"-shkruan në njoftimin e tij, Lulzim Basha.

POSTIMI I PLOTË:

Ambasadori William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në janar të vitit 1999 denoncoi masakrën e forcave serbe në Reçak të Kosovës. Dhe motivacioni i dekoratës, një prej medaljeve më të larta të Shtetit shqiptar, kishte të bënte pikërisht me atë ngjarje të 24 viteve më parë: Me mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.

Gjatë punës së tij në Kosovë, ambasadori Walker drejtonte në atë kohë Misionin Verifikues të OSBE-së. Duke i bërë të njohur botës vrasjen e 45 civilëve shqiptarë, ai, siç nënvizoi Presidenti Begaj, “ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s”. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si “një krim kundër njerëzimit”.

lulzim basha william walker

Sondazh

Poll