Bota

'Nuk jam si ju serbët që vrisni fëmijë'/ Shqiptari dyshohet për vrasjen e serbes, njerëzit publikojnë bisedën e tij

Njerëzit të zemëruar dhe të dëshpëruar për vrasjen e Ivanës i kanë shkruar atij në rrjetet sociale. Një burrë ka postuar një screenshot të bisedës me Jetmirin.

16 Janar 2023, 18:29 Nga A.B
'Nuk jam si ju serbët që vrisni fëmijë'/ Shqiptari
Jetimir dhe viktima, Ivana

SERBI- Për shqiptarin, Jetmir G. i cili dyshohet zyrtarisht për vrasjen e Ivana K. në Zvezdara është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Mirëpo, në mesin e gjithë kësaj ngjarje, një postim i bërë në rrjetin social Facebook ka tronditur të gjithë.

Njerëzit të zemëruar dhe të dëshpëruar për vrasjen e Ivanës i kanë shkruar atij në rrjetet sociale. Një burrë ka postuar një screenshot të bisedës me Jetmirin.

'Nuk jam si ju serbët që vrisni fëmijë'/ Shqiptari

Siç mund ta shihet në foto, në bisedë Jetmiri ka folur për mbytjen dhe vrasjen e serbëve në Kosovë.

Dyshohet se Jetmir G i ka marrë jetën Ivan K, me të cilin ishte në një lidhje dashurie, më 23 dhjetor 2022. Sipas raportimeve, ai e ka shtrënguar me duar vajzën, derisa ajo dha frymën e fundit. Më pas, dyshohet se ai e ka mbyllur në banesë, duke u larguar dhe marrë çelësin me vete.

Ka qënë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd dhe Departamenti në Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata që dyshojnë se Jetmir G. (24 vjeç), shtetas i Malit të Zi është autori i vrasjes së Ivanës.

Burimi: Kurir.rs

shqiptari vret serben

Sondazh

Poll