16 Janar 2023, 17:27
Nga a.l
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri në 130 “terroristë” në Turqi, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO. Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Por, që ato të bëhen anëtare, duhet miratimi i 30 shteteve anëtare të aleancës perëndimore ushtarake.
Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të ndërmarrë një qëndrim të qartë kundër atyre që ajo i sheh si terroristë, e që bëhet fjalë kryesisht për militantët kurdë dhe një grup që Ankaraja thotë se qëndron pas grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.
“Ne u thamë, shikoni, nëse ju nuk na dorëzoni terroristët neve, ne nuk mund ta kalojmë [miratimin e aplikimit për anëtarësim në NATO] përmes Parlamentit”, tha Erdogan në orët e vona të së dielës, duke iu referuar një konference të përbashkët për media që kishte mbajtur nëntorin e kaluar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Që kjo çështje të miratohet në Parlament, para së gjithash ju duhet të na dorëzoni mbi 100, afër 130 terroristë te ne”, tha Erdogan. 0 Suedia dhe Finlanda, në qershorin e kaluar nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë, që synon kapërcimin e kundërshtimeve të Turqisë.
Si pjesë e asaj marrëveshjeje, dy shtetet nordike janë zotuar se do të adresojnë kërkesën e Turqisë “për dëbimin apo ekstradimin e terroristëve të dyshuar në procedurë të shpejtë”, duke pasur për bazë informacionet e inteligjencës turke dhe duke respektuar të gjitha ligjet evropiane.
Të shtunën, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se koha po mbaron që Parlamenti i Turqisë të ratifikojë aplikimet për NATO, para se të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të parapara për muajin maj.
Më 16 janar, kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij “është në pozicion të mirë” që të sigurojë ratifikimin nga Parlamenti i Turqisë. Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë miratuar aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë./REL
rexhep tajip erdogan
Bota
16 Janar 2023, 17:18
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, La Stampa. N...
Bota
16 Janar 2023, 17:11
a.l.
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, p...
Bota
16 Janar 2023, 17:03
a.l
Ulf Kristersson
SUEDI- Suedia dënon sulmet ruse kundër infrastrukturës ukrainase dhe objektivave civile, duke përfshir&e...
Bota
16 Janar 2023, 16:56
a.l
Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në një telef...
Bota
16 Janar 2023, 16:37
a.l
James Cleverly
UKRAINË- Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha të hënën se ai është...
Bota
16 Janar 2023, 16:18
a.l
Bujar Osmani
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukra...
Bota
16 Janar 2023, 16:02
a.l
Siluri Poseidon
RUSI- Rusia ka prodhuar kokat e para bërthamore për super silurët Poseidon të fuqishëm që po zhvillohen ...
Bota
16 Janar 2023, 16:03
I.A
Danijela Gjuroviç
MALI I ZI- Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale për 1...
Bota
16 Janar 2023, 15:49
a.l
Carl Hahn
SHBA- Carl Hahn, i cili drejtoi grupin Volkswagen gjatë kulmit të gjigantit gjerman të makinave në vitet 1980, ka ...
Bota
16 Janar 2023, 15:40
a.l
Stuhi në Francë
FRANCË- Stuhia dimërore Gerard goditi veriperëndimin e Francës, duke lënë 90,000 familje pa e...