Sport

Shakira nuk shoqërohej me askënd nga miqtë 'blaugrana', të cilët e konsideronin si Pablo Escobar!

Çdo referencë është për bashkatdhetarin Pablo Escobar, veçanërisht për karakterin e tij e nuk duket aspak e rastësishme. Ndaj duket se problemet në çiftin e artë nuk lidheshin vetëm me pabesinë e mundshme të mbrojtësit. Mirëpo, meqë po flasim për një telenovelë… mbetet vetëm të priten episodet e radhës për zbulime të tjera…

15 Janar 2023, 17:21 Nga DOSJA
Shakira nuk shoqërohej me askënd nga miqtë 'blaugrana',

SPANJE - Ndarja mes Gerard Piquè dhe Shakirës vazhdon të përflitet shumë dhe është krejt e logjikshme që të jetë kështu. Në fund të fundit, dy protagonistët janë të dy yje me famë botërore. Ai është kampion i gjithçkaje me Barcelonën dhe Spanjën. Ajo ka shitur mbi 75 milionë disqe në karrierën e saj. Çifti, i lidhur pas Kupës së Botës 2010, u divorcua pas më shumë se dhjetë vjetësh. Ata kanë së bashku dy fëmijë. Por telenovela vazhdon ende. Nga kënga e artistes kolumbiane te… shtriga e varur në ballkon. Vetëm kapitujt e fundit që pasojnë një sërë thashethemesh se çfarë nuk shkonte me dinamikën e çiftit.

Mes vjehrrave, dhëndurëve e nuseve, shpesh janë rrufe edhe në… kushte normale. Imagjinoni pas ndarjes. E nisi kanali Telecinco verën e kaluar, duke qenë se flitet për një këngëtare si Shakira, në transmetimin Ya es mediodía. Gazetarja Lorena Vázquez shpjegoi se njerëzit më të afërt me Piquè nuk e kanë vlerësuar kurrë marrëdhënien me Shakira. Duke filluar nga mamaja e mbrojtësit. “Nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shumë të përzemërt me të”, thotë gazetarja. Ajo shtoi se karakteri i fortë i kolumbianes është përplasur shpesh me atë të prindit të futbollistit. Madje deri në atë pikë sa marrëdhëniet mes tyre janë prishur në mënyrë të pariparueshme.

LA PATRONA
Situata, shpjegon Lorena Vázquez, u ndërlikua më tej nga marrëdhënia me partneret e lojtarëve të tjerë të Barcelonës. Edhe atëherë nuk ka pasur përparime të mëdha gjatë viteve. Shakira nuk u miqësua kurrë me asnjë nga WAGs blaugrana, përfshirë Antonella Roccuzzo, gruan e Messi. Gjithmonë për shkak të një karakteri të veçantë, që e bëri stafin e Piques t’i krijonin një pseudonim kolumbianes që thotë shumë: “La Patrona”. Çdo referencë është për bashkatdhetarin Pablo Escobar, veçanërisht për karakterin e tij e nuk duket aspak e rastësishme. Ndaj duket se problemet në çiftin e artë nuk lidheshin vetëm me pabesinë e mundshme të mbrojtësit. Mirëpo, meqë po flasim për një telenovelë… mbetet vetëm të priten episodet e radhës për zbulime të tjera…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll