Sport

ZYRTARE/ Chelsea më i shpejtë se Arsenali, talenti Mykhaïlo Moudrik kalon te ‘blutë’, që do të paguajnë deri në 100 milionë euro…

Chelsea zyrtarizoi këtë të dielë ardhjen e anësorit Mykhaïlo Moudrik nga Shakhtior Donetsk. Ai nënshkroi një kontratë tetëvjeçare e gjysmë.

15 Janar 2023, 17:04 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Chelsea më i shpejtë se Arsenali, talenti Mykhaïlo
Mykhaïlo Moudrik ishte në tribunat e Stamford Bridge këtë të dielë

ANGLI - Mykhaïlo Moudrik është lojtar i Chelseas! Klubi londinez zyrtarizoi këtë të dielë transferimin e anësorit ukrainas, i cili luante te Shakhtior Donetsk. Ai që festoi ditëlindjen e tij të 22-të vetëm dhjetë ditë më pare, ka nënshkruar kontratë për tetë sezone e gjysmë me ‘blutë’ e Londrës.

ZYRTARE/ Chelsea më i shpejtë se Arsenali, talenti Mykhaïlo

Detajet e operacionit nuk janë publikuar, por, sipas shtypit britanik, ‘Blutë’ kanë rënë dakord të paguajnë deri në 100 milionë euro (përfshirë 30 milionë euro bonuse të mundshme) për të siguruar shërbimet e lojtarit të lindur në Krasnohrad, duke të kaluar Arsenalin, që gjithashtu e lakmonte talentin ukrainas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll