Sport

Bruno Fernandes, i prerë: “Mos përdorni emrin tim për të sulmuar Cristianon”...

Bruno Fernandes sqaroi përmes Instagramit, se komentet e tij pas fitores në derbin e Mançesterit nuk ishin për Cristiano Ronaldon.

15 Janar 2023, 15:17 Nga DOSJA
Bruno Fernandes, i prerë: “Mos përdorni emrin tim për

ANGLI - Humori në Manchester United është përmbysur për mirë, një fitore e madhe ndaj Mançester Sitit falë një përmbysje ka rikthyer euforinë te klubi, i cili duket se i ka lënë pas (shumë) problemet e hershme të sezonit. 

Këtë e treguan edhe komentet e Bruno Fernandes pas ndeshjes, në të cilat ai foli për lojtarët që luanin për vete në fillim të vitit, një deklaratë që u interpretua nga shumë si një goditje indirekte ndaj Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, “maestro” portugez i ‘Djajve të Kuq’ donte t’i vinte gjërat në rregull. Me një postim në Instagram, ai e bëri të qartë se deklarata e tij nuk kishte të bënte me kolegun e tij superyll të luzitanëve, duke iu referuar mediave që e kanë të vështirë të shohin suksesin e United.

“Faleminderit që dikush postoi fjalët e sakta që thashë. E di që është e vështirë të shohësh United duke bërë mirë dhe nuk ka asgjë tjetër veç gjërave të mira për të folur.

Por mos përdorni emrin tim për të sulmuar Cristianon! Cristiano ishte pjesë e ekipit tonë në gjysmën e parë të sezonit dhe siç e kam thënë në shumë intervista, pika e kthesës për të gjithë ne ishte derbi i Liverpoolit, kur ai ishte ende me ne. Që atëherë të gjithë kanë qenë fantastikë dhe kanë vepruar si një ekip i vërtetë, gjë që mund ta shihni tani në rezultate. Vazhdojmë”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll