Sport

Xabi Alonso, i shpjegon lojtarëve të tij sekretin e Messit

“Ka lojtarë të mirë dhe ka lojtarë që duken mirë në fushë. Një lojtar që duket mirë bën gjëra të mira, por jo domosdoshmërisht efektive.”

15 Janar 2023, 14:00 Nga DOSJA
Xabi Alonso, i shpjegon lojtarëve të tij sekretin e Messit

SPANJE - Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, zbuloi sekretin e suksesit të Lionel Messit dhe njëkohësisht vlerësoi lojtarin e skuadrës së tij, Florian Wirtz.

“Ka lojtarë të mirë dhe ka lojtarë që duken mirë në fushë. Një lojtar që duket mirë bën gjëra të mira, por jo domosdoshmërisht efektive.

Pse është Messi kaq i mirë? Sepse ai di si dhe kur të bëjë gjëra të thjeshta. Nuk bëhet fjalë gjithmonë për të bërë lëvizjen më të shkëlqyer. Fakti është se lëvizja duhet të jetë më e mira dhe kompetente. Edhe Florian Wirtz mund ta bëjë këtë”, tha Alonso për mediat.

Për momentin, Bayer Leverkusen është i 12-ti në renditjen e kampionatit gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll