Sport

Lajmi i bujshëm, Georgina tashmë skllave zyrtarisht e Cristiano Ronaldos?!

Sipas informacioneve nga versioni arab i CNN, autoritetet saudite shmangën të komentojnë vërtetësinë e dokumentit që është bërë viral në rrjetet sociale.

15 Janar 2023, 13:13 Nga DOSJA

ARABI SAUDITE - Pas zyrtarizimit të transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, ka pasur raporte të ndryshme që zbulojnë aspekte të jetës së tij të re në Arabinë Saudite. Sipas një TikToker, dokumenti i ri i qëndrimit të Georgina Rodriguez përfshin një rresht ku thuhet se ajo i përket yllit portugez.

Lajmi i bujshëm, Georgina tashmë skllave zyrtarisht e Cristiano

“Një grua në Arabinë Saudite nuk mund të ketë asnjë lloj pavarësie apo autonomie, kështu që asaj iu dha titulli se i përket Cristiano Ronaldos”, vuri në dukje TikToker. Përveç kësaj, ajo shpjegoi se dokumenti i identitetit tregon se çfarë roli luan ajo në jetën e tij, dhe në rastin e Georgina asaj do t’i jepej titulli “skllave”.

Sipas informacioneve nga versioni arab i CNN, autoritetet saudite shmangën të komentojnë vërtetësinë e dokumentit që është bërë viral në rrjetet sociale.

Megjithatë, publikimi i lartpërmendur vuri në dukje se ai është i rremë, siç treguan edhe disa përdorues sauditë të mediave sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll