Sport

Steven Gerrard, kandidat për pankinën e një prej rivalëve të Shqipërisë në Euro2024...

Ish-futbollisti i njohur anglez pretendent për të drejtuar kombëtaren e njohur evropiane, e cila bën pjesë në një grup eliminator me Shqipërinë në Euro 2024.

15 Janar 2023, 12:42 Nga DOSJA
Steven Gerrard, kandidat për pankinën e një prej rivalëve

ANGLI - Ish-kapiteni i njohur i Liverpool, mesfushori Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, pasi ai është një prej pretendentëve për të drejtuar kombëtaren e Polonisë, që është një prej kundërshtarëve të kuqezinjve në eliminatoret e Euro 2024.

Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë për këtë detyrë. Nëse arrihet marrëveshja, 42-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata Polake ndërpreu bashkëpunimin, për shkak të rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”, paçka se Polonia për herë të parë kaloi fazën e grupeve.

Ndërkaq, Steven Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta. Më herët ka udhëhequr dhe ka patur sukses me Rangersin në Skoci, si dhe ka qenë trajner te të rinjtë e Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll