Sport

RREFIMI: “Doja ta shijoja jetën, por humba paratë me femra dhe investime të këqija”...

Braziliani Jurandir Fatori, ish-kampion i botës me São Paulo, tregon se si keqmenaxhimi i aseteve e bëri atë të shiste gjithçka

15 Janar 2023, 10:28 Nga DOSJA
RREFIMI: “Doja ta shijoja jetën, por humba paratë me femra dhe

BRAZIL - Jurandir Fatori, një ish-anësor brazilian, i cili në vitin 1993 fitoi Kupën e Botës me Klube për São Paulo, tregoi në serinë 'Jogo do Dinheiro' të 'Globo Esporte', se si keqmenaxhimi që ai bëri me paratë pas karrierës sportive, e bëri atë të shiste gjithçka që kishte.

“Kam jetuar shumë dhe kam shijuar shumë, por në momentin që dua të shijoj më shumë, që sot është familja dhe djali im, nuk mundem. Doja ta shijoja më shumë jetën, por ajo që bëra ishte vetëm e mirë për mua. Kam arritur të blej gjërat e mia, kam pasur një shtëpi, një apartament, një fermë, kam blerë makinën e vitit...”, filloi duke thënë ai.

Dhe ai vazhdoi: "I kam humbur paratë brenda natës, me femrat dhe investimet e këqija. Në ngazëllimin e disa gjërave, erdhi një kohë që unë nuk kisha më para dhe shita gjithçka," kujton ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll