Aktualitet

Vrasja e Ferdinand Polias/ Gjykata lë në burg 3 të arrestuarit, autori u largua në Mal të Zi (Emri)

Zbardhet vrasja e biznesmenit të bujtinave në Theth, Ferdinand Polia. Burime për dosja.al bëjnë me dije se autori është identifikuar si Kristian Martini, vëllai i Alfred Martinit, njërit prej të arrestuarve. Në gjykatë kanë dalë 3 të arrestuarit, Martini, Gilberto dhe Kleandro Toma. Ata kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. Autori, i arratisur drejt Malit të Zi.
Përditësuar:

SHKODËR– Një javë nga vrasja e Ferdinand Polias, në gjykatën e Shkodrës kanë dalë tre të akuzuarit si bashkëpunëtorët e autorit 27-vjeçar në këtë ekzekutim. Nën masa të rrepta sigurie, Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, të arrestuar më 25 mars,, janë lënë në burg nga gjykata.

Ata akuzohen se morën pjesë në vrasjen, orientimin e ekzekutorit dhe fshehjen e ngjarjes.
Ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë ngjarje dhe kanë thënë se autori është Kristian Sulaj, (Martini), vëllai i njërit prej të arrestuarve, Alfred Martinit.

Dy vëllezërit Toma kanë thënë në gjykatë se i kanë dhënë makinën Kristianit, dhe ua ka kthyer Alfredi. Ndërkohë ky pretendim është hedhur poshtë nga Alfredi në gjyq.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Kristian Martini është larguar drejt Malit të Zi, ditën e ngjarjes.

Dëshmitë e të arrestuarve në gjykatë:

Gilberto Toma: Ne nuk kemi lidhje me vrasjen. Ditën që u vra Ferdinand Polia, i dhamë makinën tonë, Kristianit. Disa orë më vonë, makinën na e ktheu Alfredi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alfred Martini: Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi lidhje me këtë vrasje.

Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”.

Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.

Ekzekutori ndodhej mbi motor, ndërsa bashkëpunëtorë i jepnin udhëzime për vrasjen nga makina. Autori e ndoqi, e vrau, dogji motorin dhe më pas u largua me mjetin e tyre.

(F.g.dosja.al)

  • Kush është i riu që akuzohet se vrau biznesmenin (Foto)
  • Shto Koment