Aktualitet

Zjarr në një fabrikë në Greqi, 4 të lënduar, mes tyre një shqiptar në gjendje të rëndë

Dy nga të  plagosurit kanë marrë plagë në fytyrë, duar dhe shpinë dhe ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

14 Janar 2023, 13:00 Nga A.B
Zjarr në një fabrikë në Greqi, 4 të lënduar, mes
Fabrika

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karditsa, ku si pasojë e një shpërthimi janë plagosur 4 persona. Dy nga të  plagosurit kanë marrë plagë në fytyrë, duar dhe shpinë dhe ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rëndë. Një nga të plagosurit është një 28 vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 55-vjeçar banues në Palamas.

Dy punëtorët e tjerë (54 dhe 58 vjeç) që mbetën të plagosur nga shpërthimi janë në shtruar në Spitalin e Karditsa. Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme, në një fabrikë xhinsesh në rrugën Palama-Itea Karditsa, gjatë punimeve për montimin e një makinerie, e cila sipas informacioneve ishte riparuar dhe nuk ishte lidhur ende me kaldajën.

Vijojnë hetimet për shkakun e aksidentit. Nga shpërthimi ka rënë zjarr në fabrikë, i cili për fat nuk është përhapur pasi është mobilizuar menjëherë. 

Sondazh

Poll