Aktualitet

Transportonte kinezët ilegalisht për në BE, arrestohet shqiptari në Greqi

Makina e tij është ndaluar në Janinë, ndërsa në automjet janë gjetur katër shtetas kinezë

14 Janar 2023, 12:15 Nga A.B
Transportonte kinezët ilegalisht për në BE, arrestohet shqiptari
Policia greke

GREQI- Një shqiptar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se kryente trafik të qenieve njerëzore. Makina e tij është ndaluar në Janinë, ndërsa në automjet janë gjetur katër shtetas kinezë të cilët siç rezulton nga hetimi, i kishte marrë në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.

Qytetarët nga Kina kishin kaluar ilegalisht nga Shqipëria në Greqi dhe kishin qëllim futjen në brendësi të territorit grek. Tashmë shqiptari do duhet të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij. 

arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll