Aktualitet

Sot nuk do mungojnë “flokët” e dëborës, si parashikohet moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)

Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

14 Janar 2023, 07:12 Nga A.B
Sot nuk do mungojnë “flokët” e dëborës, si
Moti

TIRANË- Shqipëria përgjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit. Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore. Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll