Aktualitet

Vrau shqiptarin për pazaret e drogës, arrestohet pas një muaji autori, ishte fshehur në Francë

Ai u kap në Lille, Francë, një muaj pas krimit që kreu në Gjermani. Somalezi është kapur në një institucion të shëndetit mendor që strehon emigrantë, në Marquette-lez-Lille.

13 Janar 2023, 21:18 Nga F.M
Vrau shqiptarin për pazaret e drogës, arrestohet pas një muaji
Policia

GJERMANI- Një 20-vjeçar nga Somalia është arrestuar për vrasjen e një shqiptari, ngjarje e ndodhur në Gjermaninë veriore më 19 dhjetor. Ai u kap në Lille, Francë, një muaj pas krimit që kreu në Gjermani. Somalezi është kapur në një institucion të shëndetit mendor që strehon emigrantë, në Marquette-lez-Lille.

“I dyshuari ka qëndruar për disa ditë me një bashkatdhetar nga qyteti Fokeas, i hyrë nga Menton përmes Italisë”, shpjegon për CNEWS komisioneri Guillaume Lacassin, kreu i BNRF. 

Tashmë, ai do tu dorëzohet autoriteteve gjermane sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqiptari u vra më 19-dhjetor me thikë. Dyshohet se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll