Aktualitet

Kapet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, 44-vjeçari u ‘dogj’ nga makina e përdorur në grabitje

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë mjetin me të cilin lëvizte shqiptari dhe bashkëpunëtorët e kanë ngritur alarmin.

13 Janar 2023, 19:36 Nga F.M
Kapet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, 44-vjeçari u
Foto Ilustruese

ITALI- Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer disa grabitje në Brescia në Itali. Shqiptari, bashkë me disa persona të tjerë kryente grabitje në territoret e Valle Camonica, Val Trompia dhe Franciacorta.

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë mjetin me të cilin lëvizte shqiptari dhe bashkëpunëtorët e kanë ngritur alarmin. Pas identifikimit, 44-vjeçari shqiptar është ndaluar. Ai ka tentuar të arratiset, por efektivët e kanë prangosur. Tashmë pritet dhe arrestimi i bashkëpunëtorëve të tij.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll