13 Janar 2023, 20:48
Nga DOSJA
Xhafer Deva, Vladimir Putin, Maria Zakharova dhe Albin Kurti
RUSI- Federata Ruse nuk ka ndonjë qëndrim pozitiv për Republikën e Kosovës. Në vazhdimësi, kudo që ka mundësi, ajo cenon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, shpesh duke bërë propagandë të egër. Edhe këtë javë, Rusia ka vazhduar propagandën e saj, duke e ndërlidhur historinë e Xhafer Devës, ish-lider shqiptar që bashkëpunoi me nazizmin, me xhihadin dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në fakt, kësaj radhe në krye të propagandës kundër Kosovës u vendos zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Maria Zakharova, një nga figurat e vjetra të MPJ-së ruse, e shkroi një artikull, ku përmbledhi të gjithë akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Por, ajo fillimisht e përmendi Xhafer Devën, liderin mitrovicas që bashkëpunoi me nazizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, ajo foli për vendimin për restaurimin e shtëpisë së Devës.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Xhafer Deva, shqiptar dhe nazist, shërbeu si një shtyllë e besueshme fillimisht për fashistët italianë dhe më vonë për nazistët gjermanë në pjesën shqiptare të Jugosllavisë. Një kriminel famëkeq lufte, një ithtar i ekspeditave ndëshkuese dhe një xhelat i pamëshirshëm, ai dërgoi hebrenjtë, sllavët dhe romët në kampet gjermane të përqendrimit dhe organizoi Divizionin SS Skënderbeu. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i përfaqësuesit special të Heinrich Himmler, SS.” – shkroi ajo fillimisht.
Në një mënyrë të çuditshme, Zakharova përmend edhe islamin, më konkretisht ajo e quan Devën një “radikal islamist” që shpalli një xhihad kundër jo myslimanëve.
“Ky njeri ndërtoi një karrierë të përgjakshme gjatë pushtimit. Për më tepër, ai ishte një islamist radikal që deklaroi jo thjesht gjenocid, por një xhihad të drejtpërdrejtë kundër jomuslimanëve në Jugosllavinë e pushtuar. Ai ishte mishërimi lokal i së keqes në formën e saj absolute.” – shkroi ajo, duke përmendur se pas Luftës së Dytë Botërore Deva jetoi i qetë në ShBA, ku kishte vendosur kontakte me inteligjencën amerikane e CIA-n.
Zakharova, që ka vite që ushtron funksionin e zëdhënëses së Kremlinit, shkroi edhe për çështjen e restaurimi të shtëpisë së Devës në Mitrovicë, një nismë e Ministrisë së Kulturë së Kosovës, e për të cilën gjë kishte reaguar me ashpërsi edhe ambasadori gjerman në Kosovë.
“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës s’mund të mos i interesonte më pak, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE – kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur.” – shkroi Zakharova në opinionin e saj të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Në fund, ajo nuk harron të përmend edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e cilëson nazist, ndonëse kryeministri kosovar është i majtë dhe deklarohet socialdemokrat.
“Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerët që pëlqejnë të këndojnë Lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon, ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?” – përundon Zakhrova.
Kujtojmë që presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përmendur në disa here Kosovën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për republikat e vetëshpallura ruse në Ukrainë, Donjetsk e Luhansk.
Sic shkruante Nacionale kohë më parë, Putin kishte deklaruar se Kosova nuk kishte nevojë që ta pyeste një shtet tjetër për ta shpallur pavarësinë, pasi që ishte në të drejtën e saj për ta bërë këtë gjë.
Putin vazdimisht thekson se perëndimi në rastin e Kosovës ka vënë një precedent, përmes të cilit edhe dy republikat ruse në Ukrainë marrin legjitimitetin e njëjtë sikurse shteti kosovar.
Marrë nga Nacionale
xhafer deva maria zakharova vladimir putin albin kurti
Aktualitet
13 Janar 2023, 20:14
F.M
Luli
TIRANË- Julian Gomez, një reporter i Euronews ka udhëtuar në Has dhe Tiranë ku përshkruan situatën ekonomike dhe d&...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:41
F.M
Shqipëri
TIRANË- Shqipëria ka një nga diasporat më të mëdha në botë. Por teksa të rinjtë e vendit ud...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:39
F.M
Karabinieret
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzohet se ka dhunuar partneren e ...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:36
F.M
Foto Ilustruese
ITALI- Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer disa grabitje në Brescia në ...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:20
Alda Klosi, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Në Tiranë, gjykata dha masën e “arrestit me burg” për sekretarin e p&e...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:19
Arlind Gjokutaj
TIRANË- Në Shqipëri, gjykata e Tiranës konfirmoi sot masat e sigurisë arrest në burg për Sekretarin e p&...
Aktualitet
13 Janar 2023, 19:11
I.A
Çanta shqiptare
TIRANË- Në fillim të janarit 2023, kryeministri Rama bëri një postim që preku ndjenjat patriotike t&eu...
Aktualitet
13 Janar 2023, 18:42
F.M
Mesazhi
TIRANË- Hakerat iranianë kanë dalë më një tjetër paralajmërimin. Me postimin e një fotoje në kana...
Aktualitet
13 Janar 2023, 18:27
F.M
Florian S.
SPANJË- Florian S. një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për rrëmbimin e një të miture në...
Aktualitet
13 Janar 2023, 17:49
F.M
Moti
TIRANË- Moti i fundjavës nuk do të jetë në favorin tuaj për të shijuar gjithçka që keni planifikuar. S...