Aktualitet

Qytetarët përgjigjen në SONDAZH: Asnjë organizatë nuk i ka kontaktuar 6 muajt e fundit

vetëm 2.5% janë kontaktuar në 6 muajt e fundit nga një organizatë e shoqërisë civile.

13 Janar 2023, 21:01 Nga DOSJA
Qytetarët përgjigjen në SONDAZH: Asnjë organizatë nuk i
Sondazh

TIRANË- 96% e shqiptarëve nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga ndonjë organizatë e shoqërisë civile në 6 muajt e fundit.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 2.5% janë kontaktuar në 6 muajt e fundit nga një organizatë e shoqërisë civile.

96.9% e shqiptarëve jo vetëm që nuk janë kontaktuar, po as me iniciativën e tyre nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet apo program të organizatave të shoqërisë civile këto 6 muajt e fundit. Ndërsa vetëm 1.4% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në to.

97.7% e shqiptarëve nuk kanë përfituar as ata, as familjarët e tyre, nga ndonjë program i organizatave të shoqërisë civile. Ndërsa vetëm 0.8% e tyre kanë përfituar nga këto programe.

Marrë nga EURONEWS

sondazhe ne euronew

Sondazh

Poll