Aktualitet

Sulmi ndaj uzinës në Gramsh, rëndohet pozita e rusit Mikhail Zorin, mund të akuzohet për plagosje me dashje

Organi i akuzës i ka kërkuar mjekut ligjor të specifikoheshin dhe të konstatoheshin dëmtimet Ardjan Xhakës dhe Aldo Bicit.

12 Janar 2023, 22:01 Nga DOSJA
Sulmi ndaj uzinës në Gramsh, rëndohet pozita e rusit Mikhail
Mikhail Zorin

TIRANË- Rëndohet pozita e shtetasi rus Mikhail Zorin, pas daljes së akt-ekspertimin mjeko-ligjor për dy ushtarakët e sulmuar me spraj në uzinën e Gramshit. Prokuroria e Elbasanit e cila është duke hetuar për spiunazh dhe dy vepra të tjera penale i ishte drejtuar Institutit të Mjeksisë-Ligjor për të saktësuar dëmtimin e dy ushtarakëve.

Organi i akuzës i ka kërkuar mjekut ligjor të specifikoheshin dhe të konstatoheshin dëmtimet Ardjan Xhakës dhe Aldo Bicit.

Sipas ekzaminimit rezulton se ata kishin djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz. Ndërsa Bici kishte edhe shembje të indeve të buta të dorës së djathtë.

Sipas mjekëve dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre lëndimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë. Ligji parashikon që nëse një i dëmtuar ka paaftësi të përkohshme në punë 9 ditë ose më shumë cilësohet si plagosje me dashje.

Kjo do të thotë se ndaj Mikhail Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje. Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Ata tentuan që të futen në ambiente e brendshme të magazinës, pasi u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u  bënë shenjë që të ndalojnë. Ndërsa Svetlana Timofeva ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës.

Marrë nga Tv Klan

mikhail zorin ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll