Politike

Rrezikon Shkodra që të fitohet nga PS me largimin e Çelës? Meta: Lajmi i vjetër, e marrim bashkë e me Fierin e Durrësin dhe 60 bashki

Meta tha se Berisha i ‘shqepi’ të gjithë kur ishin bashkë.

12 Janar 2023, 14:03 Nga A.B
Rrezikon Shkodra që të fitohet nga PS me largimin e Çelës?
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet sërish ditën e sotme për largimin nga partia e tij, të Agron Çelës, i cili u bashkua me PS-në. Kreu i PL-së, kujtoi rezultatin e Berishës në bashkinë e Shkodrës, ku edhe fitoi. Meta tha se Berisha i ‘shqepi’ të gjithë kur ishin bashkë.

Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na përqëndron nga fitorja që pritet në Durrës, Tiranë, Fier. Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët, E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë. Errërisa në mbi 60 bashki do të marrë fund përgjithmonë e skandale të reja do të dalin dhe pas 14 majit qytetarët do të tmerrohen kur të kuptojnë vjedhjet. Shkodra do të jetë prioritet i im siç ka qenë gjithmonë. Shkodranët e dinë që veprat më të mëdha janë bërë kur kam qenë kryeministër,”- tha Meta.

ilir meta sali berisha agron cela

Sondazh

Poll