Bota

Ishte kundërshtarja e bashkëshortit në zgjedhje/ Brigitte Macron bie dakord me Marie Le Pen, mbështet rikthimin e uniformave shkollore

Uniformat në shkollat ​​franceze nuk janë të detyrueshme që nga viti 1968, por janë kthyer në axhendën politike.

12 Janar 2023, 19:30 Nga k.m.
Ishte kundërshtarja e bashkëshortit në zgjedhje/ Brigitte Macron
Brigitte Macron

PARIS- Gruaja e presidentit francez, Brigitte Macron ka dhënë mendimin e saj në debatin e ngarkuar politikisht në Francë nëse do të futen uniformat e detyrueshme shkollore ndërsa parlamenti përgatitet të debatojë mbi çështjen e shtyrë nga e djathta ekstreme. Sipas TheGuardian, uniformat në shkollat ​​franceze nuk janë të detyrueshme që nga viti 1968, por janë kthyer në axhendën politike.

“Jam pro. Uniforma i fshin dallimet, ne kursejmë kohë – kërkon kohë të zgjedhësh se si të vishesh në mëngjes – dhe para, në krahasim me rrobat e tjera,”- tha zonja e parë franceze në një intervistë për gazetën Le Parisien.

Një mësuese letërsie në pension prej 20 vitesh, Macron gjithashtu kujtoi se kishte veshur një uniformë si studente për 15 vjet, një fund dhe pulovër blu të kaltër dhe tha se e kishte përballuar mirë.

“Unë jam për të veshur një uniformë shkolle, por kërkoj një veshje të thjeshtë dhe jo të mërzitshme,”-tha ajo.

Asambleja Kombëtare e Francës ka planifikuar të debatojë për uniformën e shkollës së detyrueshme të enjten pasi partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen paraqiti një mocion për ta bërë sërish të detyrueshme veshjen e uniformës. Ministri i Arsimit, Pap Ndiaye, ka thënë më parë se ishte kundër vendosjes së uniformës për të gjithë nxënësit.

Për disa, veshja e uniformës do të thotë barazi dhe fshirje e dallimeve të statusit shoqëror dhe pasurisë. Për të tjerët është një debat që nuk është i nevojshëm dhe po shpërqendron nga çështje më serioze si disiplina e studentëve dhe ngacmimet.

brigitte macron france

Sondazh

Poll