Bota

Zbulimi në Suedi, gjendet 'toka e rrallë' me 17 elemente të tabelës periodike në të

Tokat e rralla janë një grup prej 17 elementësh nga tabela periodike (duke përfshirë lantanin, ceriumin dhe skandiumin) që gjejnë aplikim të gjerë në fushat e teknologjisë së përparuar dhe energjisë së rinovueshme.

12 Janar 2023, 17:23 Nga I.A
Zbulimi në Suedi, gjendet 'toka e rrallë' me 17 elemente
Toke vullkanike

SUEDI- Një grup suedez minerar ka njoftuar se kanw gjetur në rajonin Kiruna në veriun e largët të Suedisë, depozitimin më të madh të njohur të tokave të rralla në Evropë, i cili do të përmbante më shumë se një milion ton metal.   

"Kjo është depozitimi më i madh i njohur i elementeve të tokës së rrallë në pjesën tonë të botës dhe mund të bëhet një bllok i rëndësishëm ndërtimi për prodhimin e lëndëve të para kritike absolutisht thelbësore për tranzicionin e gjelbër," nënvizoi shefi ekzekutiv i grupit.

Tokat e rralla janë një grup prej 17 elementësh nga tabela periodike (duke përfshirë lantanin, ceriumin dhe skandiumin) që gjejnë aplikim të gjerë në fushat e teknologjisë së përparuar dhe energjisë së rinovueshme. Për shembull, ato janë thelbësore për krijimin e magneteve të përhershëm, fibrave optike dhe baterive të rikarikueshme, thelbësore në industrinë e makinave elektrike dhe hibride, por edhe për ndërtimin e turbinave me erë dhe paneleve diellore.

Ato gjithashtu përbëjnë një element thelbësor në ekranet e desktopit dhe smartfonëve dhe janë të pazëvendësueshëm në krijimin e pajisjeve mjekësore të avancuara. Për këto arsye tokat e rralla konsiderohen thelbësore për tranzicionin ekologjik, energjetik dhe dixhital. 

suedi tokat e rralla

Sondazh

Poll