Aktualitet

Më shumë se 400 mijë euro pa pronar, merret në pyetje ish-zyrtarja Alda Klosi: S'janë të miat

Klosi ka mohuar të ketë lidhje me ato para. Ajo është shprehur se të sajat janë vetëm 120 mijë eurot e gjetura në fillim dhe disa prej bizhurterive. Për pjesën tjetër, shprehet se nuk ka asnjë informacion. 

12 Janar 2023, 18:45 Nga F.M
Më shumë se 400 mijë euro pa pronar, merret në pyetje
Alda Klosi

TIRANË- Ish-zyrtarja Alda Klosi, të cilës pastruesja Rozeta Dobi në bashkëpunim me të birin, Havier i vodhën mbi 12 mijë euro, është marrë në pyetje nga Prokuroria. Mësohet se Klosi është thirrur sot nga prokurorët dhe është pyetur për mbi 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së pastrueses. Por, pavarësisht 'intervistës' në organin e akuzës. Klosi ka mohuar të ketë lidhje me ato para. Ajo është shprehur se të sajat janë vetëm 120 mijë eurot e gjetura në fillim dhe disa prej bizhurterive. Për pjesën tjetër, shprehet se nuk ka asnjë informacion. 

Deri në këto momente nuk ka asnjë kallëzim për më shumë se 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspirimit të shtëpisë së saj, të cilat kanë mbetur ‘jetim’ në Prokurori. Çdo ditë, paraqiuten njerëz që kanë pasur marëdhënie pune me Dobin, por identifikojnë ndonjë bizhuteri mes koleksionit dhe largohen. Për paratë, askush s’di asgjë!

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por njëjtë si zyrtarët, nuk dinë të thonë se kujt i përkasin 400 mijë eurot.

alda klosi vjedhje ne tirane havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll