12 Janar 2023, 18:09
Nga F.M
Emigrantë
BRITANI E MADHE- Emigrantët që kalojnë kanalin në mënyrë të paligjshme me gomone nuk do të kenë mundësi të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, gjë që prek edhe shqiptarët. Daily Mail shkruan se ligji do të ndryshojë dhe çdo emigrant që ka kaluar nëpër një vend të sigurt, siç është Franca, do të marrë statusin ‘i pavlefshëm’ në kërkesën për azil. Më pas ata do të përballen me largimin e menjëhershëm nga Britania.
Këtë gjë e ka thënë edhe vetë Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe. Legjislacioni i ri do të përcaktojë gjithashtu masa të mëtejshme për të trajtuar ‘kërkesat e rreme për azil’. Ndryshimet ligjore do të formojnë një plan kyç të përpjekjeve për të përmbushur premtimin e kryeministrit Rishi Sunak për ‘të ndalur gomonet me emigrantë’.
Kryeinspektori i burgjeve, Charlie Taylor, paralajmëroi javën e kaluar se qendrat e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë kapacitet për planin e kryeministrit Rishi Sunak. Qeveria ka njoftuar planet për të rihapur qendrat e papërdorura Campsfield House, pranë Oksfordit dhe Haslar, në Gosport, Hampshire.
Qendrat do të funksionojnë deri në gusht dhe do të mbajnë gjithsej 1,000 të burgosur të tjerë.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e Braverman si ‘britmë çmendine’ dhe ‘retorikë kriminale’.
Së fundmi është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Francës që ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.
shqiptaret ne angli
Aktualitet
12 Janar 2023, 17:49
k.m.
Ervis Begolli
KORÇË- Ervis Begolli, pronari i lokalit ku nisi konflikti mes 2 bashkëfshatarëve në Devoll të Korç&eum...
Aktualitet
12 Janar 2023, 17:49
F.M
Moti
TIRANË- Termometri do të shënojë temperatura minus në vendin tonë, duke nisur nga nesër. Duke nisur nga e premtja, ...
Aktualitet
12 Janar 2023, 17:26
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një sherr i nisur brenda një lokali, për një lojë letrash, ka përfunduar në një...
Aktualitet
12 Janar 2023, 17:40
F.M
Vladimir Kumaraku
BERAT- Pediatria e Beratit prej dy javësh po përballet më një fluks të lartë pacientesh që shfaqen me ...
Aktualitet
12 Janar 2023, 16:52
F.M
Masazhe Eden
TIRANË- Një i ri ka treguar se në qendrën e masazheve “Eden” ku ushtrohej prostitucion tregon se ka dërgu...
Aktualitet
12 Janar 2023, 16:06
k.m.
Selia e PD
TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë...
Aktualitet
12 Janar 2023, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
Transporti hekurudhor në vendin po shkon në pikën e “vdekjes” teksa transporti i mallrave dhe i pasagjerëve...
Aktualitet
12 Janar 2023, 15:57
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethinat, 2 kilometra larg qytetit të Shkodrës...
Aktualitet
12 Janar 2023, 15:39
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se banesa e përfshi...
Aktualitet
12 Janar 2023, 15:28
I.A
Etleda Çiftja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme an&eum...