Aktualitet

Mjegull, ngrica dhe tempratura minus, moti merr kthesë nga dita e nesërme

Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

12 Janar 2023, 17:49 Nga F.M
Mjegull, ngrica dhe tempratura minus, moti merr kthesë nga dita e
Moti

TIRANË- Termometri do të shënojë temperatura minus në vendin tonë, duke nisur nga nesër. Duke nisur nga e premtja, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, por me temperature të ulëta.

Gjithashtu, ajo që do te jetë prezente, është edhe mjegulla e dendur. Kryesisht mjegull do të ketë në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

në zona e ulëta -3 deri 14°C

në zona bregdetare 2 deri 13°C

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll