Aktualitet

DY OFERTAT/ Prokuroria 'josh' Rozeta Dobin: Tregon pronarin e 400 mijë eurove që të lehtësojmë pozitat penale dhe të lirojmë djalin

Tashmë, të dyja ofertat presin për përgjgjen e Dobit.

12 Janar 2023, 18:40 Nga F.M
DY OFERTAT/ Prokuroria 'josh' Rozeta Dobin: Tregon pronarin e 400
Alda Klosi, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Rozeta Dobi ka marrë dy oferta në qeli për t’i shqyrtuar. Me shpresën se dëshmia e saj d o të zbardhë pronarin e më shumë se 400 mijë eurove që presin denoncimin e pronarit, Prokuroria ka vendosur t’i ofrojë bashkëpunim pastrueses që vodhi shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se prokuroria e Tiranës i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Oferta e dytë ka të bëjë me zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Tashmë, të dyja ofertat presin për përgjgjen e Dobit.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por njëjtë si zyrtarët, nuk dinë të thonë se kujt i përkasin 400 mijë eurot.

havier dobi rozeta dobi vjedhje ne tirane alda klosi

Sondazh

Poll