Politike

Firma për Salianjin në krye të grupit të PD, Tabaku: Nuk kam asnjë dijeni, s'më ka thirrur njeri në mbledhje

Tabaku u shpreh se nuk është thirrur për një mbledhje grupi.

12 Janar 2023, 13:25 Nga A.B
Firma për Salianjin në krye të grupit të PD, Tabaku: Nuk kam
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për mbledhje firmash që shkarkojnë kreun e grupit Enkelejd Alibeaj. Ajo u shpreh se nuk është thirrur për një mbledhje grupi.

“Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni po mblidhen nuk po mblidhen firmat dhe cili është procesi” u shpreh Tabaku ndërsa tha se e sheh të dhimbshme që “opozita sot është më e pabesueshme se qeveria”.

Tabaku la të kuptohej që nuk e mbështet vendosjen e Salianjit në krye të grupit kuvendor dhe nuk e sheh si bashkim këtë proces.

“Nuk mendoja se duhej të arrinte në këtë pikë, ka një kryetar grupi që në të mirë e në të keq e ka ushtruar detyrën e tij. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha Tabaku.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

jorida tabaku

Sondazh

Poll