Aktualitet

Goditi me sëpatë bashkëfshatarin për lojën me letra, autori: Isha i dehur, nuk mbaj mend gjë

Autori nuk dha detaje.

12 Janar 2023, 13:56 Nga A.B
Goditi me sëpatë bashkëfshatarin për lojën me letra,
Policia

KORÇË- Vasil Babinis, 62-vjeçari i cili qëlloi me sëpatë në kokë, bashkëfshatarin, Vasil Begollin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. 

‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’,- kështu është shprehur para efektivëve, 62 vjeçari, duke mos treguar asgjë nga ajo që ndodhi.

Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjeçarit. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korcës, të cilët vunë në pranga autorin.

vasil babinis vasil begolli

Sondazh

Poll