Aktualitet

'I kanë marrë pagat dhe shpërblimet'/ Pedagogu ia thotë në sy Kushit: Nuk është e vërtetë, unë nuk e kam marrë

Një prej pedagogëve të pranishëm, ndërhyri duke thënë se nuk është e vërtetë pasi nuk i kanë marrë akoma. 

12 Janar 2023, 12:54 Nga A.B
'I kanë marrë pagat dhe shpërblimet'/ Pedagogu ia
Evis Kushi

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi doli në një konferencë për mediat për të paraqitur bilancin e vitit që kaloi dhe objektivat e 2023-it. Në një moment, ajo u shpreh se pedagogët kanë marrë pagat dhe shpërblimet në kohë. Aty, një prej pedagogëve të pranishëm, ndërhyri duke thënë se nuk është e vërtetë pasi nuk i kanë marrë akoma. 

BISEDA:

Kushi: Unë di që sot i marrin shumë shpejt, pagën dhe madje edhe shpërblimin. Dhe për universitetet e di që i kanë marrë pjesa më e madhe, gjithsesi do ta konfirmoj. 

Pedagogu: Nuk është e vërtetë, unë nuk e kam marrë. S'ka rëndësi ca universiteti, unë nuk gënjej.

Kushi: Unë dhashë garanci

Pedagogu: Dhe unë dhashë garanci

Kushi: Unë dhashë garanci për mësuesit, jo për pedagogët,për ata nuk e kam atë informacion. Ju faleminderit për shqetësimin. 

Pedagogu: Dhe vitet e tjera i kam marrë më vonë. 

evis kushi

Sondazh

Poll