Bota

Aksident i rëndë në Kinë/ 22- vjeçari me 'BMW' futet me shpejtësi mes turmës së këmbësorëve, vdesin 5 persona

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës së pikut në orën 17:25, kur në rrugë janë parë shumë skuter, makina dhe këmbësorë.

12 Janar 2023, 08:25 Nga a.l
Aksident i rëndë në Kinë/ 22- vjeçari me
Aksident në Kinë

KINË- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në Kinë. Mediat e huaja raporotjnë se një 22- vjeçar ka hyrë mes një trume me këmbësorë në Guangzhou me një makinë tip 'BMW' duke lënë të vdekur 5 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.  Nga pamjet që qarkulluan në rrjet u pa se shoferi po hidhte grushta parash nga automjeti i tij pasi u tërhoq në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës së pikut në orën 17:25, kur në rrugë janë parë shumë skuter, makina dhe këmbësorë. Policia dhe stafi mjekësor shkuan menjëherë në vendngjarje, sipas autoriteteve lokale, të cilat konfirmuan edhe numrin e viktimave. Policia ka vënë në pranga të riun./ Dosja.al

aksident ne kine

Sondazh

Poll