Sport

5 muaj pa marrë rrogat, punonjësit e Stadiumit Loro Boriçi në Shkodër dalin në protestë

12 Shtator 2019, 12:05 Nga DOSJA
5 muaj pa marrë rrogat, punonjësit e Stadiumit Loro Boriçi

SHKODËR-  Paraditen e kësaj të enjteje 30 punonjës të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër kanë protestuar për shkak se prej pesë muajsh nuk janë paguar.

Sëbashku me to kanë protestuar edhe trajnerë të akademisë ‘”Vllaznia” për të njëtin problem, mosmarrjen e pagës prej 5 muajsh.

Ata kanë protestuar në mes të fushës “Reshit Rusi”, teksa i kërkonin Bashkisë Shkodër të  marrin pagat e tyre.

Punonjësit që kanë protestuar i ka mbështetur edhe Albert Tuka, Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Ndërkohë Tuka është shprehur se një fond prej 200 milionë lekësh të vjetër i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës që në prill të këtij viti, nuk është kaluar nga ana e prefekturës së qarkut Shkodër, duke lënë pa pagat e tyre punonjësit e stadiumit.

Protesta on Vidnews.

Njëri prej punonjësve është shprehur se në 20 vite punë problemi i pagave ka ardhur nga administratori Astrit Gjyrezin  “: Gjatë 20 viteve që kam në stadium, problemi i rrogave është kryesisht me Astrit Gjyrezin, dhe tani së fundi, me Suad Licin. Problemi është se ne shkojmë dhe i themi Suad Licit, dhe që në momentin që ka ardhur, na ka thënë se nuk ka asnjë problem, por nuk ka para për t’u dhënë, e nuk ka çfarë bën. Ne nuk po kërkojmë rroga shtesë, as lehtësi pune, as 15-ditësha, as orë jashtë orari. Kërkojmë minimumi atë rrogë, që në Shkodër nuk e ka kush më të vogël se ne. Ata nuk na e japin. Këtu ka njerëz që janë për bukën e thatë, nuk kanë me çfarë të paguajnë dritat e ujin. Dikush nëse sëmuret, nuk mund të shkojë as në spital sepse nuk paguan dot ilaçet. Gjatë 6-7 viteve që ndodhin këto probleme, e nuk na janë paguar siguracionet, ne e kemi bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Puna jonë është e vështirë, sepse 2 ditë para ndeshjes, apo ditën e ndeshjes apo pas ndeshjes, kemi punë të vështirë. Megjithatë, ne e kemi përballuar. Ne kërkojmë rrogat, kemi bërë punën, ata të na paguajnë hakun”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport loro borici pa paga prej 5 muajsh punonjesit e stadiumit loro borici pa paga prej 5 muajsh punonjesit e stadiumit

Sondazh

Poll