Sport

Ngatërroi himnin e Shqipërisë me të Armenisë, spikeri francez: S’kam fjetur për dy ditë, gabimi më i madh që kam bër

11 Shtator 2019, 18:56 Nga DOSJA
Ngatërroi himnin e Shqipërisë me të Armenisë, spikeri

FRANCË- Spikeri i stadiumit francez, ka kërkuar falje për gafën që ka bërë në ndeshjen me Shqipërinë, ku kuqezinjtë i nga ngatërroi me Armeninë.

Frank Stanislas Andre Barzhin, në një intervistë për “L’Equipe” ka thënë se për dy ditë me radhë nuk ka fjetur gjumë.

“Nuk kam fjetur për dy ditë. Nuk e mendoj se e kam bërë një gabim kaq të madh. Ishte gabimi më i madh i imi dhe për këtë kërkoj falje. Do të marrë përsipër edhe pasojat. “- u shpreh Barzhin.

50 vjeçari zuri vend në kullën e spikerimit edhe në takimin e mbrëmshëm mes Francës dhe Andorrës, i mbyllur me fitoren e “gjelave” me shifrat 3-0.

Pak ditë më parë Shqipëria zhvilloi një ndjeshje në transfertë me Francës, mirëpo organizimi çaloi. Fillimisht u luajt himni i Andorras dhe më pas komentatori i ndeshjes i kërkoi falje Armenisë, në vend të Shqipërisë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 frank stanislas andre barzhin shqiperi france skandali me himin shqiptar euro 2020 frank stanislas andre barzhin shqiperi france skandali me himin shqiptar

Sondazh

Poll