Sport

Shënoi dje gol, futbollisti i Kombëtares bëhet pjesë e filmit të Bes Kallakut

11 Shtator 2019, 14:36 Nga DOSJA
Shënoi dje gol, futbollisti i Kombëtares bëhet pjesë e

TIRANË- Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi do të jetë një prej aktorëve të filmit “Falco” të Bes Kallakut.

Ka qënë aktori i humorit Besi, ai ka ka treguar detaje lidhur me pjesëmarrjen e Cikalleshit në filmin e tij.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën ishte improvizuar skena kur Cikalleshi firmos kontratën me Besin, që luan rolin e presidentit të klubit të Laçit.

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

Pas një periudhe të mirë që po kalon në futboll, mesa duket Cikalleshi ka vendosur që të provojë veten edhe në fushën e aktrimit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bes kallaku filmi falco sokol cikalleshi bes kallaku filmi falco sokol cikalleshi

Sondazh

Poll