Sport

Akuzoi Neymar për përdhunim, modeles i kthehet në ‘bumerang’, akuzohet për mashtrim

11 Shtator 2019, 14:24 Nga DOSJA
Akuzoi Neymar për përdhunim, modeles i kthehet në

BRAZIL– Modelja Najila Trindade, e cila akuzoi superyllin e futbollit Neymar për përdhunim, është akuzuar për mashtrim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja akuzohet për zhvatje, mashtrim dhe shpifje. Madje edhe ish-bashkëshorti i saj Estivens Alves do të paditet për mashtrim.

Ish-kapiteni i Brazilit u akuzua se përdhunoi modelen në një dhomë në hotel në Paris në muajin maj të vitit të shkuar, gjë të cilën Neymar e mohoi me forcë.

Skandali shpërtheu në 2 qershor kur Neymar publikoi një video shtatë minutëshe në Instagram, në përpjekje për t’u mbrojtur kundër akuzave.

Videoja e Neymar u shoqërua me mesazhe në ËhatsApp dhe imazhe nga takimi i tij me Trindade, të cilat u publikuan pa pëlqimin e saj.

Ekstrakte të një interviste televizive u transmetuan më vonë dhe modelja e akuzoi Neymar edhe për agresion.

Në fund të korrikut, zyra e avokatit të përgjithshëm të São Paulo tha që çështja kundër Neymar ishte rënë për shkak të mungesës së provave.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport akuzat e neymar per perdhunim najila trindade neymar akuzat e neymar per perdhunim najila trindade neymar

Sondazh

Poll