Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit! Gjykata s'pranon kërkesën për riekspertimin e ngjarjes, avokatja e të ndjerit: Pamjet janë të tmerrshme, Paplekaj ishte i vendosur për të vrarë
Seanca sot nisi me përplasje, pasi ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, kërkoi që të dilnin jashtë kamerat e mediave.
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një tjetër seancë maratonë prej më shumë se 4 orësh në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Seanca sot nisi me përplasje, pasi ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, kërkoi që të dilnin jashtë kamerat e mediave.
Në seancën e kësaj të mërkurë u shqyrtuan pamjet filmike që Prokuroria kishte siguruar mbi ngjarjen, ndërsa Paplekaj ka këmbëngulur që të ribëhet akti i ekspertimit. Kjo pasi në seancën e mëparshme, avokati i tij, Mirash Martini kërkoi riekspertimin e vendit të ngjarjes pasi sipas tij nuk përputhet distanca e përcaktuar mes qitësit dhe viktimës. Por kërkesa e avokatit u hodh poshtë me pretendimin se kjo çështje të hetohet nga ekspert të pavarur. Teksa Martini bëri kërkesën, avokatja e familjarëve të Xhuvanit, Rezarta Tahiraj në përfundim të seancës së sotme të procesit për vrasjen e mjekut dhe aktivistit politik Pjerin Xhuvani tha: Në planin njerëzor ishte e tmerrshme të shikoje atë video të vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani. Si avokate deklaroj se ato video janë prova ekselente që gozhdojnë me përgjegjësitë e tyre të renda vrasësin Arbër Paplekaj por edhe të gjithë policët dhe komandantët e tyre. Ajo vrasje nuk do të ishte kryer dhe askush nuk do të ishte plagosur nëse policia do të kishte identifikuar dhe çarmatosur cilindo që ishte në atë vend. Vrasësit policia u lejoi kohën për të vrarë dhe arratisur i armatosur duke e vënë në kushte madje për të vazhduar për të vrarë dhe pra për të përmbushur një tragjedi. Videot që pamë në gjykatë konfirmuan sesa i madh ishte vullneti për të vrarë që ka pasur vrasësi. Pasi ka qëlluar goditjen e parë të pistoletës ka qëlluar akoma shumë herë me vendosmëri precize për të vrarë atë njeri të pa armatosur. Familjaret e viktimës nga unë të përfaqësuar për rolin e palës civile ia kemi besuar drejtësisë fatin e vrasësit. Unë si avokat uroj që drejtësia të jete ekzemplare, mbi të gjitha në këtë proces ku provat janë shumë evidente dhe të rëndësishme.
Ndryshe nga ajo, kurse avokati i Paplekajt nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Gjyqi i radhës është caktuar për më 22 janar, pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve. Është një listë e gjatë me 68 emra që prokuroria i ka thirrur për të dëshmuar ne gjyq, e ku mungojnë edhe emrat e politikaneve të dy kaheve politike, por nuk është Gazment Bardhi, i cili ishte shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Si ndodhi vrasja?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al
Sondazh
Dy zyrtarë dhe një përmbarues në pranga, Prokuroria zbardh SKEMËN: Si ia kaluan qytetarit 1.2 mln euro nga buxheti i shtetit
Prokuroria Tiranë TIRANË- Prokuroria ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me abuzimin 1.2 milion eurosh në Ministrinë e Financa...
EMRAT/ Drogë dhe të akuzuar për vrasje, arrestohen 6 shqiptarë në Itali, si e sillnin kokainën nga Amerika Qendrore
Foto nga operacioni TIRANË- Aksioni policor “Hermanos” në Itali u ka vënë prangat 6 shqiptarëve ditën e...
Me armë e celularë në qeli, bastiset burgu grek, kapen “mat” 12 të burgosur, mes tyre edhe Alket Rizai
Alket Rizai GREQI- Një bastisje e befasishme në qelitë e burgjeve të Domokos është kryer më herët, të mër...
Në pranga për 1.2 mln euro mashtrim/ Kush është Arlind Gjokutaj, ish-kreu i Doganave dhe i ‘Pastrimit të parave’
Arlind Gjokutaj TIRANË- Arlind Gjokutaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave që u arrestua sot për mashtr...
1.2 mln euro dëme shtetit, arrestimi i sekretarit të MEF, Artan Hoxha: Mbani frymën, nuk kemi parë gjë akoma
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financav...
Eksperti i sigurisë: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional
Lavdrim Lita Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e k&...
Del FOTOJA/ Kush është drejtori i Ministrisë së Financave që u arrestua me Gjokutajn, manovrat e mashtrimit 1.2 mln eurosh
Alban Ruli TIRANË- Personi që po shikoni është Alban Ruli, përmbaruesi që u vu në pranga sot, bashkë me Sekretarin ...
Shqiptarët po synojnë tregjet evropiane, rruga e re I BIE nga KROACIA/ 2 shqiptarë kapen në kufi me 11 kg heroinë, i zbulon qeni i Policisë
Droga dhe mjeti KROACI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Karasovići, Kroaci pasi po transpor...
“Bomba” në Ministrinë e Financave, kush janë drejtorët e arrestuar krahas Gjokutajt
Ministria e Financave TIRANË- Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha, janë drejtorët që u vunë në pranga bashkë me Sekretarin e P&e...
Emërohet me VKM anëtari i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të Kadastrës
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADAS...
