Art&Argëtim

'Do hyja vetëm me disa kushte materiale'/ Çfarë e bëri Bjordi Mezinin të kthente mendjen dhe të pranonte ftesën në BBVIP

Regjisori më herët u shpreh se nuk do të hynte më në shtëpinë më të famshme.  Por, çfarë e bëri Bjordin të ndryshonte mendim dhe ta pranonte ftesën e “Vëllait të Madh”?

11 Janar 2023, 11:43 Nga a.l
'Do hyja vetëm me disa kushte materiale'/ Çfarë e
Bjordi Mezini

TIRANË- Bjordi Mezini tashmë një regjisor në karrierë është një nga konkurrentët e rinj që iu bashkuan “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme. Ai nuk është emër i panjohur, pasi u bë i njohur me pjesëmarjen e tij në “Big Brother” në vitin 2009. Regjisori më herët u shpreh se nuk do të hynte më në shtëpinë më të famshme.  Por, çfarë e bëri Bjordin të ndryshonte mendim dhe ta pranonte ftesën e “Vëllait të Madh”?

Në një intervistë për “Mirage” në maj të 2022, Mezini ndër të tjera u shpreh se në “BBV” do të futej vetëm po të kishte kohë kundrejt disa “kushteve materiale”.

“Jo nuk do e bëja, do e bëja vetëm me disa kushte. Nuk do ta bëja më me idenë që të dal me përfitim nga ajo gjëja. Sepse nuk kam nevojë. Kam shumë vite që punoj për atë që jam sot. Kam akoma shumë punë përpara. Nuk do të futesha te Bigu për të fituar diçka. Nëse do të kisha kohë, do të isha i qetë e ta merrja vetëm si lojë, mund ta bëja me disa kushte materiale,”shtoi Bjordi.

Përveç Bjordit mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “BBV” iu bashkua edhe Diola Dosti, Nita Latifi dhe Eni Tare. Ndërsa publiku vendosi se nga Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Gent Hazizi të cilët ishin në nominim, ky i fundit të linte shtëpinë.

big brother vip 2 bjordi mezini

Sondazh

Poll