Art&Argëtim

Ornela Mutti nuk zhgënjen as në moshën 67-vjeçare

Shumë yje bëjnë postime duke theksuar se sa e rëndësishme është të pranojmë veten ashtu siç jemi në të vërtetë.

11 Janar 2023, 11:29 Nga k.m.
Ornela Mutti nuk zhgënjen as në moshën 67-vjeçare
Ornela Mutti

ITALI- "Body shaming" është një çështje që ka ndezur shumë debate gjatë viteve të fundit. Reklamat, revistat dhe Hollywood-i kanë kontribuar në kërkimin e përsosmërisë. Shumë yje bëjnë postime duke theksuar se sa e rëndësishme është të pranojmë veten ashtu siç jemi në të vërtetë.

Mes tyre është edhe Ornela Mutti. Ikona e kinemasë italiane, 67 vjeçe sot, e pyetur nga e bija për çështjen e turpërimit të trupit, është përgjigjur: Çfarë më intereson mua? Kjo jam unë, kush më do, më pëlqen!. Videoja e postuar nga vajza e aktores ku shfaqet ajo duke bërë grim e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme me taka, ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente të panumërta lajkatare nga fansat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naike Rivelli (@naikerivelli)

Shumica e kanë mbushur me komplimente jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për ndershmërinë me të cilën ajo i paraqitet publikut, pa filtra. 

Por kush është Ornela Mutti?

Aktorja, e lindur në Romë dhe emri i vërtetë i së cilës është Francesca Romana Rivelli, e filloi karrierën e saj në kinema në vitin 1970 me filmin "La moglie più bella", "Gruaja më e bukur", por që në adoleshencë, ajo merrej me modeling dhe është nderuar me çmimin David di Donatello Golden Plaque. Mutti u martua dy herë, së pari me Alessio Orano nga viti 1975-1981, dhe së dyti me Federico Facchinetti, 1988-1996.

Aktorja ka tre fëmijë, Naike Rivelli, e cila është gjithashtu modele dhe aktore, nga martesa e saj e parë dhe Andrea dhe Carolina, nga martesa me Facchinetti.  Që nga viti 1998, Muti jeton me Stefano Piccolo, një kirurg plastik.

Në vitin 2008, Ornella Muti krijoi linjën e saj të bizhuterive dhe hapi dyqane në Paris, Milano, Romë, Riga, Moskë dhe Almaty. Gjinjtë e saj janë të siguruar për 350 mijë dollarë.

ornela mutti

Sondazh

Poll