Art&Argëtim

Tronditi mbarë shqiptarët me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë, mjekja: Luizi nuk ka tumor, gëzon shëndet të plotë

Mjekja tha se Luizit i këshillohet mjekimi me antibiotik dhe një rikontroll sipas nevojës.

11 Janar 2023, 07:51 Nga a,b
Tronditi mbarë shqiptarët me rrëfimin e tij për
Luiz Ejlli

TIRANË- Luiz Ejlli ka bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë. Lajmin e ka komunikuar live mbrëmjen e djeshme, doktoresha Holta Tafa. Ajo bëri të ditur se Luizit i këshillohet mjekimi me antibiotik dhe një rikontroll sipas nevojës.

BISEDA:

Doktoresha: Pacienti Luiz është paraqitur për shkak të ankesës për prani të gëlbazës me gjak, kanë qenë episode të shkurtra, gjithsej 3 episode, me distancë kohore. Është ekzaminuar dhe ekzaminimet laboratorike kanë rezultuar normale, përfshirë dhe analizën e trombozës, përfshirë edhe biokimikun. Nisur nga këto të dhëna, pacienti procedohet me skaner të thjeshtë ku si rezultat i përgjigjes nga mjekja nuk rezultojnë probleme akute pulmonare. Ka kryer edhe konsultë me kardiologun dhe ka rezultuar normal. Në këto kushte pacientit i rekomandohet mjekim me antibiotik dhe një rikontroll sipas nevojës.

Arbana: Pra gëzon shëndet të plotë?

Doktoresha: Po

Arbana: Nuk ka tumor?

Doktoresha: Jo

luiz ejlli

Sondazh

Poll