Art&Argëtim

Nga Margot Robbie te Lily James, si u veshën yjet e Hollywood-it në ceremoninë e 80-të të 'Golden Globe' (VIDEO)

Margot Robbie ishte e para që kaloi në tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve me një fustan rozë të ndezur Chanel, në Beverly Hills në hotelin Beverly Hilton.

11 Janar 2023, 07:54 Nga a.l
Nga Margot Robbie te Lily James, si u veshën yjet e Hollywood-it në
Golden Globe

SHBA- Ceremonia e 80-të vjetore e çmimeve Golden Globe është rikthyer, pas pushimit një vjeçar të shfaqjes nga ekranet mes polemikave për mungesën e diversitetit dhe gabimet etike. Margot Robbie ishte e para që kaloi në tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve me një fustan rozë të ndezur Chanel, në Beverly Hills në hotelin Beverly Hilton.

Me Margot në tapet ishte Lily James me një fustan të kuq të mrekullueshëm të Atelier Versace, Angela Bassett dhe Jessica Chastain me fustane argjendi.

Shfaqja e çmimeve nuk u transmetua vitin e kaluar pasi yjet dhe rrjetet e bojkotuan pasi u zbulua se Shoqata e Shtypit të Huaj në Hollywood nuk kishte anëtarë me ngjyrë. Të nominuarit kryesorë për Golden Globes 2023 përfshijnë Elvis, Avatar: The Way of Water, Top Gun: Maverick. 

golden globes

Sondazh

Poll