Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, Mediu: Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve

Sipas tij nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. 

10 Janar 2023, 15:24 Nga a.l
Akuzohet për shpërdorim detyre, Mediu: Nuk kam pasur asnjëlloj
Fatmir Mediu

TIRANË-  Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit tha se nuk ka pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve. Sipas tij, nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. 

"Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak, ministri? Do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren. Ministri është autoritet civil, jo ushtrarak. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie për shkresën që është pyetur Aldo Bumçi as nuk e di se kush ka firmosur. Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Unë i njoh të gjithë por për këtë çëështje nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Le të marr dënimin më të madh që mund të japin. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti, as me firmën amerikane, as me atë shqiptare që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi,"- tha Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të“Gërdecit”. Ai u thirr ditën e sotme në SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak./ Dosja.al

fatmir mediu ne spak fatmir mediu

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2023, 13:55 k.m.

FOTOLAJM- Fatmir Mediu mbërrin në SPAK

Fatmir Mediu TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kund...