Aktualitet

Nisin reshjet e para të dëborës në Bulqizë për vitin 2023, policia thirrje shoferëve: Përdoni zinxhirë

Zona e Martaneshit është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. 

10 Janar 2023, 08:09 Nga a.l
Nisin reshjet e para të dëborës në Bulqizë për
Bulqizë

BULQIZË- Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Bulqizë për vitin 2023. Zona e Martaneshit është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm. Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës. Policia ka bërë apel për shoferët që transportojnë minatorët që të përdorin zinxhirë në mënyrë që të sigurohen gjatë udhëtimit, pasi rrugët pritet të bllokohen. 

Në qarkun e Lezhës janë shfaqur gjithashtu probleme në qarkullim mëngjesin e sotëm, për shkak të rehsjeve të dendura të shiut të cilat kanë përmbytur disa akse rrugore.

Këtë javë kushtet atmosferike do të jenë nën ndikimin e motit me reshje shiu e vranësira në disa territore të vendit ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Orët e pasdites së sotme do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ Dosja.al

moti ne shqiperi

Sondazh

Poll