Aktualitet

Dalin detaje nga “zhdukja” e shoferit të blindit ‘G Class’ me targa ruse, i riu person në kërkim

12 Shtator 2019, 08:05 Nga DOSJA
Dalin detaje nga “zhdukja” e shoferit të blindit ‘G

Tiranë- Për aksidentin te “Sheshi Shqiponja” ku u gjet e përmbysur një makinë luksoze dhe shoferi nuk ndodhej aty pas mbërritjes së policisë, Dosja.al ka mësuar detaje të reja.

Sipas Policisë drejtuesi i mjetit tashmë ndodhet në spital dhe është 34-vjeçari me iniciale E. D. banues në Shkodër.

Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim,  pasi dyshohet i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Madje dyshohet se edhe makinën e ka vjedhur.  Duhet të themi se me të njëjtat tagra ‘H 001 CH/199’,  ekziston edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme. Për këtë ngjarje ngrihen shumë  dyshime.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përmbyset benzi lukzos përmbyset makina në tiranë përmbyset benzi lukzos përmbyset makina në tiranë

Sondazh

Poll