Aktualitet

Kapen shqiptarët me drogë në Korfuz, kishin mbyshur çantat gati për trafikim

11 Shtator 2019, 20:12 Nga DOSJA
Kapen shqiptarët me drogë në Korfuz, kishin mbyshur çantat

GREQI- Një shqiptar është arrestuar në ishullin e Korfuzit ne Greqi dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u kapën me një sasi droge.

Sipas informacioneve Policia greke ka kapur 20 kilogram marijuanë. Deri tani mësohet se droga u kap në veri të ishullit, në një zonë pyjore pranë bregdetit.

Droga ishte e ndarë në dy çanta, e futur ne 18 pako me peshe totale 20 kg 860 gram marijuanë.

Shqiptari i arrestuar është 29 vjeç, ndërsa dy shqiptarët e tjerë në kërkim janë të moshës 19 dhe 20 vjeç. Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, pasi çështja është ende në hetim e sipër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi arreston shqiptaret ne greqi droge ne korfuz arrestohet shqiptari ne greqi arreston shqiptaret ne greqi droge ne korfuz

Sondazh

Poll