Aktualitet

I dënuar në Itali me 20 vite burg për drogë e prostitucion, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)

12 Shtator 2019, 07:48 Nga DOSJA
I dënuar në Itali me 20 vite burg për drogë e prostitucion,

ITALI- Erikson Tetaj është arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali. 23- vjeçari, Erikson Tetaj ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të policisë, rezulton se Tetaj i dënuar në Itali për prostitucion dhe trafik droge.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në kuadër të planit operacional të koduar “Qarku”, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, konkretisht:

– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari erikson tetaj prostitucion trafik droge arrestohet 23 vjecari erikson tetaj prostitucion trafik droge

Sondazh

Poll