Aktualitet

Identifikohet i armatosuri me blindshpues në Lezhë, 36-vjeçari: Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës dhe të zhduk farën e keqe

Leka ka treguar qëllimin e tij.

9 Janar 2023, 20:16 Nga F.M
Identifikohet i armatosuri me blindshpues në Lezhë, 36-vjeçari:
Policia e Lezhës

LEZHË- Antonio Leka është 36-vjeçari që u arrestua këtë mbrëmje, i veshur me kamuflazh dhe armatosur me blindshpues. Mësohet se Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë në momentin që është arrestuar.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka. 

antonio leka policia e lezhes arrestohet antonio leka

Sondazh

Poll