Aktualitet

VIDEO/ Tjetër aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në greminë, dy të plagosur

44-vjeçari Jeton Tola ishte duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga

9 Janar 2023, 18:11 Nga F.M
VIDEO/ Tjetër aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në
Spitali

BULQIZË- Jeton dhe Orgito Tola kanë përfunduar në spital pasi janë plagosur në një aksident të ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Arbrit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 44-vjeçari Jeton Tola ishte duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë. Për pasojë, ai është plagosur bashkë me 18-vjeçarin që kishte pasagjer. Të dy janë dërguar në spital, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ky është i treti aksident që shënohet vetëm javën e fundit. Më 4 janar, përplasja e dy makinave në Rrugën e Abrrit solli aksidentin tragjik me tre viktima, dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim e Murat Istrefi si dhe Lulzime Istrefi. Ndërsa natën e ndërrimit të viteve ndërroi jetë në të njëjtin vend një 24-vjeçar. 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

rruga e arbrit aksident ne rrugen e arbrit orgito tola jeton tola

Sondazh

Poll